Të dielën në mesnatë është përmbyllur afati për subjektet politike për dorëzimin online të listave të tyre me emrat e kandidatëve për deputetë, për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
“Gjatë periudhës 14-ditore (24 nëntor – 7 dhjetor 2025, 23:59) 24 subjektet politike kanë dorëzuar listat me emrat e tyre kandidatëve për deputetë. Pothuajse të gjitha subjektet politike kanë dorëzuar listat gjatë ditës së fundit të afatit. Numri i përgjithshëm i kandidatëve që përfaqësojnë këto subjekte politike është 1,181 kandidatë”, tha Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.
“Gjatë periudhës 14-ditore (24 nëntor – 7 dhjetor 2025, 23:59) 24 subjektet politike kanë dorëzuar listat me emrat e tyre kandidatëve për deputetë. Pothuajse të gjitha subjektet politike kanë dorëzuar listat gjatë ditës së fundit të afatit. Numri i përgjithshëm i kandidatëve që përfaqësojnë këto subjekte politike është 1,181 kandidatë”, tha Elezi.
Sipas tij, pothuajse të gjitha subjektet politike kanë dorëzuar listat gjatë ditës së fundit të afatit.
“Në përmbushje të detyrimeve ligjore lidhur me përshtatshmërinë/aftësinë e kandidatëve për t’u certifikuar, KQZ, nëpërmjet Zyrës, do të dorëzojë në disa institucione kërkesat e veçanta së bashku me listën e kandidatëve që duan të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje, me qëllim të verifikimit të tyre nëse janë në përputhje me nenin 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme”, tha Elezi.
Numri i përgjithshëm i kandidatëve që përfaqësojnë këto subjekte politike është 1,181 kandidatë dhe si në vijim:

1. LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK – 110 kandidatë;
2. PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK – 110 kandidatë;
3. SRPSKA LISTA – 33 kandidatë;
4. KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ – KDTP – 16 kandidatë;
5. INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS – 53 kandidatë;
6. NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – 40 kandidatë;
7. Za Slobodu Pravdu i Opstanak – 12 kandidatë;
8. PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE – 74 kandidatë;
9. SOCIJALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU – 35 kandidatë;
10. JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA – 23 kandidatë;
11. PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS – 40 kandidatë;
12. AAK – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS – 110 kandidatë;
13. NISMA SOCIALDEMOKRATE – NISMA – 110 kandidatë;
14. Kosovaki Nevi Romani Partia – 11 kandidatë;
15. FJALA – 20 kandidatë;
16. Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës – 14 kandidatë;
17. KOSOVSKI SAVEZ – 10 kandidatë;
18. PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT SHQIPTAR – 44 kandidatë;
19. Lëvizja VETËVENDOSJE! – 110 kandidatë;
20. PAI – PDAK – LPB – 90 kandidatë;
21. KOALICIJA VAKAT – 43 kandidatë;
22. PSA – 62 kandidatë;
23. Iniciativa Qytetare Për Kosovë – 10 kandidatë;
24. Nedzmedin Sejdilar 1



Të tjera
Uncategorized
Wie Antiphonal Sein Bwin Cassinos Kunden Halten . Europäische Union Collect Bonus online casino buitenland www mojicaffe org
Starten loslegen auf Jackpota Glücksspielkasino schießen
Uncategorized
Bagside An Møde TTJL Gambling Casino Tilbage På Min Mobile Enhed Denmark Get Bonus Now Mrbet Casino Online
udskyd Spil og varm principal alternativ
Uncategorized
Handheld Players JOIN Races Without Issues On Any Platform. – British market Play & Claim Seven Casinos
The casino ‘s space-themed aesthetic make