Pas vendimit që mori kryemisnitrti i Kosovës, Alibn Kurti për lirimin e mallrave serbe në Kosovë, Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e vet nga tani në Marrëveshjen për Tregtinë e Lirë të vendeve të Evropës Qendrore.
“Lajm vërtet i mirë për Kosovën dhe tërë rajonin: CEFTA është zhbllokuar dhe nga tani Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e vet, ashtu siç duhet, e jo nga UNMIK-u”.
Ai tha se ky është “hap i madh” drejt përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së barabartë në këtë organ rajonal.
Lidhur me këtë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vendenis Lahu, në një intervsitë për “Bota sot”, ka thënë se vendimi i Kurtit është i matur sepse pjesëmarrja në të cilin është e rëndësishme për Kosovën dhe po ashtu pjesëmarrja në tregun rajonal përmes CEFTA-s.
“Vendimi për ndryshimin e masës për produktet serbe nga kufizimi në kontroll të shtuar duhet parë në kontekstin e procesit të Berlinit, pjesëmarrja në të cilin është e rëndësishme për Kosovën dhe po ashtu pjesëmarrja në tregun rajonal përmes CEFTA-s.
Mendoj se në rrethanat në të cilat jemi ka qenë vendim i matur dhe në të njëjtën kohë mos përfaqësimi ynë nga UNMIKU por përfaqësimi si Kosovë është një fitore diplomatike për vendin tonë”, u shpreh ai


Të tjera
Uncategorized
Zjarri kaplon një autobus në Skënderaj
Një autobus është kapluar nga zjarri
Uncategorized
AAK-ja zyrtarizon këngëtarin e njohur si kandidat për deputet
Aleanca për Ardhmërin e Kosovës ka
Uncategorized
Osmani takohet me Radoniqin e KQZ-së, kërkon proces zgjedhor të rregullt
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka