Pas numërimit të votave me postë për kryetarë dhe kuvende komunale në zgjedhjet e 12 tetorit, është konfirmuar se Lëvizja Vetëvendosje i prin garës së përgjithshme për kryetarë komunash, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës garës për kuvendet komunale.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës e kanë siguruar pushtetin pa balotazh në nga tri komuna.
LVV-ja ka fituar në Kamenicë, Podujevë dhe Shtime, ndërsa PDK-ja në Skenderaj, Ferizaj dhe Han të Elezit.
Pa balotazh, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar në Istog dhe Lipjan, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan.
Gara është mbyllur që më 12 tetor edhe për Ramiz Lladrovcin në Drenas, si dhe për Nismën në Malishevë. Lista Serbe i ka fituar pa balotazh nëntë komuna me shumicë serbe.
Ndërsa struktura e votave për asambletë komunale është ndryshe. Këtu prin Partia Demokratike e Kosovës, e cila në nivel vendi ka marrë më shumë se 186 mijë vota.
Pas saj renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me mbi 182 mijë vota, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje është e treta me rreth 167 mijë vota. AAK-ja ka marrë rreth 86 mijë vota.
Në 18 komuna të tjera do të zhvillohet edhe raundi i dytë më 9 nëntor.
Përballjet në balotazh më 9 nëntor
Përballjet midis Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK):
Gjilan
Fushë-Kosovë
Obiliq
Pejë
Prishtinë
Viti
Përballjet midis Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK):
Mitrovicë
Prizren
Vushtrri
Përballjet midis Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV):
Gjakovë
Rahovec
Përballjet midis Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK):
Suharekë
Junik
Përballjet midis Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK):
Dragash
Përballjet midis Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK):
Klinë



Të tjera
Uncategorized
REL: Sharje për vota – programet mbeten në hije
Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”,
Uncategorized
Dogana zbulon barna të paligjshme në Prishtinë, sekuestron sasi të konsiderueshme
Zyrtarët doganorë, gjatë një kontrolli të
Uncategorized
Rukiqi godet pushtetin e Kurtit: Po blejnë energji elektrike që origjinën e ka në Serbi
Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, në