Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e mirëqenies sociale për muajin dhjetor të vitit 2025, sipas të cilave në disa skema të pensioneve numri i përfituesve ka rënë, ndërkohë që në disa të tjera numri i përfituesve është rritur krahasuar me dhjetorin e vitit 2024.
Sipas ASK-së, numri i veteranëve përfitues është rritur për 985 për një vit ose me 2.7 për qind. Nga 36 mijë e 990 veteranë në listën e përfituesve në dhjetorin e vitit 2024 në dhjetorin e vitit 2025 në listë ishin 37 mijë e 975.
Sipas ASK-së numri i përfituesve nga skema e ndihmë sociale për një vit ka shënuar rënie për 10.3 për qind. Nga 18 mijë e 121 përfitues sa ishin më 2024, në dhjetor të vitit të kaluar në listën e përfituesve ishin 16 mijë e 253 persona.
Rënie është shënuar edhe të disa kategori të tjera të përfituesve.
“Në muajin dhjetor 2025, krahasuar me muajin dhjetor 2024, kishte rënie të numrit të përfituesve nga: skema për pensionet invalidore (-27,5 %); skema për pensionet e Trepçës (-20,6 %); skema për pensionet familjare (-10,6 %); skema e ndihmës sociale (-10,3 %); skema e pensioneve kontribut- paguesve të moshës (-2,0 %); skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës (-1,4 %)”, thuhet në njoftimin e ASK-së.
Ndërkohë që rritje të numrit të përfituesve kishte të kategoritë e tjera të përfituesve.
“Në muajin dhjetor 2025, krahasuar me muajin dhjetor 2024 kishte rritje të numrit të përfituesve nga: skema për Pensionet Paraplegjike dhe Tetraplegjike (12,6 %); skema e pensioneve të Forcës së Sigurisë së Kosovë (8,6 %); skema për përkrahje financiare familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara (8,0 %); skema e pensioneve bazike të moshës (7,5 %); skema e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 (5,1 %); skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (4,5 %); skema për veteranët e luftës (2,7%). skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (0,8 %); skema e kompensimeve për personat e verbër (1,2 %)”, thuhet në njoftim.
Tabela: ASK




Të tjera
Uncategorized
Guida Completa al Dolly Casino Italia per Giocatori Professionisti
In questo articolo, esploreremo in dettaglio
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga