Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka lavdëruar punën që po e bën kryetari i Istogut, Ilir Ferati.
Abdixhiku ka shkruar për rrugën që po bëhet për në bjeshkën e Moknës, duke shtuar se vendi ynë ka nevojë për projekte të tilla.
“Mirëmëngjesi nga Istogu. Nga Bjeshka e Moknës dhe rruga e re prej 19.1 kilometrave që po ndërtohet aty. Një koridor i ri turizmi, një model konkret i punës që vërtetë ka rëndësi! Dhe për këso politika e këso projekte ka nevojë vendi ynë. Temat e tjera të thata, përplot mllef e urrejtje, sharje e përplasje, po mbajnë shtetin e shoqërinë peng – tash e katër vjet”, thotë ai.
Tutje, në Facebook, kreu i LDK-së thotë se partia e tij ka tjetër vizion, duke shtuar “atë të zhvillimit, mirëqenies, punëve që lënë shenjë e mbahen në mend! Ky projekt, njëri nga plot të zhvilluar vetëm në nivel lokal, është i tillë”.



Të tjera
Aktuale
Pacolli reagon ndaj pretendimeve se ishte në dijeni për vrasjen e Liridona Ademajt
Ish-kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i
Aktuale
Rruga Pejë–Kullë–Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak reshjet e borës
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK)
Aktuale
Trump paralajmëron Iranin që të bëhet serioz për bisedimet për përfundimin e luftës
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se