Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu konfirmoi se kanë një takim konsultativ me partitë e tjera parlamentare, ndërsa po futej në Kuvend.
Megjithatë, ajo tha se do ta mbajnë qëndrimin e njëjtë edhe sot.
“Ne vazhdojmë ta mbajmë qëndrimin e njëjtë”, iu tha ajo gazetarëve.
Edhe anëtarë tjerë të LVV-së konfirmuan se s’do të heqin dorë nga Haxhiu si kandidate për kryeparlamentare, pavarësisht se nënkryetari i kësaj partie, Glauk Konjufca tha të hënën se “kjo situatë politike nuk mund të zgjidhet përveçse me një marrëveshje politike”.
LVV-ja e propozoi Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit të shtunën, por ajo në dy tentativa dështoi të merrte më shumë se 57 vota. Paraprakisht, seanca konstituive e Kuvendit që nisi më 15 prill u ndërpre dy herë për shkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet partive lidhur me dorëheqjet e qeveritarëve para betimit si deputetë.
Të shtunën Konjufca kërkoi “kohë shtesë që të mos përsëritet situata e njëjtë”, dhe megjithëse tha se propozimi i tyre s’ka ndryshuar, ai nuk u hodh për votim.
“Meqenëse e kemi pa që të gjitha subjektet politike qysh dje janë prononcuar se do ta kishin qëndrimin e njëjtë edhe në këtë seancë, mendoj që kjo situatë politike nuk mund të zgjidhet përveçse me një marrëveshje politike”, tha ai.



Të tjera
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga
Lajme
Parashikimi i motit për të enjten
Të enjten parashikohet të mbajë mot