Përplasje e ashpër në “Pressing” të T7 ka pasur në mes gazetarit Ilir Mirena dhe analistit Azdren Shala.
Mirena i tha Shalës se “mbajani ju dertin qytetarëve, mos me thoni mua”.
Tutje, Mirena tha se “qytetari ka votuar për llugë”, duke i thënë Shalës se me këtë qasje “të kthehet në PSD”.
Pjese nga përplasja.
Shala: Opozita nuk është që e kanë parimore, pos strategjike. Këta janë pikë e pestë.
Mirena: VV s’duhet të heq dorë nga Albulena Haxhiu Opozita nuk duhet të votojë le të vazhdojë kjo situatë derisa qytetarët që jau qajmë hallin dalin shesh e të rrethojnë Kuvendin
Shala: Nuk duhet të ia votojë opozita, opozita duhet me qenë gati me bë Qeverinë
Mirena: Kur të nalen rrogat qytetari e sheh kënd e kanë votu.
Shala: Qyetari ka halle më të mëdha sesa ti
Mirena: Po, nëse qan hallet, sepse s’jam politikan, jam veç gazetar.
Shala: Duhet qytetarët pak me i motivu bre
Mirena epja vetes këto atribute mos m’i jep mua. Merre ti përsipër këë mision.
Emisionin “Pressing” mund ta ndiqni KËTU



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite