Presidentja Vjosa Osmani në SHBA deklaroi se Marrëveshja e Uashingtonit, e nënshkruar në shtator të 2020-ës mes Kosovës dhe Serbisë, është zbatuar.
Ish-ambasadori, Lulzim Peci, i cili është edhe drejtor në Instittuin KIPRED, i reagoi Osmanit, duke thënë se “nga qielli mund të shihet” se kjo marrëveshje nuk është zbatuar, ndërsa akuzoi Qeverinë Kurti se i la vendit pasoja afatgjate me moszbatimin e saj.
“Po te ishte zbatuar Marreveshja e Ëashingtonit, sot Kosova do kishte gazin dhe do te behej nyje e shperndarjes se tij ne Shqiperine veriore, Mal te Zi dhe Serbi, si dhe nyje shume e rendesishme e infrastruktures rrugore dhe hekurudhore e rajonit! Mos te harrojme se ne vitin 2021, zyrtare te Qeverise se Kosoves e quanin ate gaz si “gaz rus” – dhe ate gazin qe do te shperndahej nga Greqia qe ne nje mase te konsiderueshmr do te vinte aty nga SHBA-te ne forme te lenget!”.
Për më tepër, thotë Peci, ndoshta deri më tani edhe do të ishte në përfundim linja hekurudhore Prishtinë-Durrës.
“Perpos kesaj do e kishim mbyllur edhe ceshtjen e menaxhimit te ujerave ne Liqenin e Ujmanit me Serbine. Dokumentin e fisibilitetit te hartuar nga SHBA-te per kete ceshtje as qe e shqyrtoi Qeveria e Kosoves – me demek e hudhi ne shporte! Do te ishte mire qe te behet nje vleresim zyrtar i Zbatimit te Marreveshjes se Ëashingtonit, ose ne vertete nuk ka nevoje fare te behet, pasi nga qielli mund te shihet se ajo nuk eshte zbatuar! Mos-zbatimi i kesaj marreveshjeje eshte gabimi me i madh dhe me pasoja afatgjate gjeopolitike per Kosoven i Qeverise Kurti 2!”.
Osmanit i ka reaguar edhe nënshkruesi i kësaj marrëveshje, ish-kryeministri Avdullah Hoti, i cili e akuzoi atë për hipokrizi.
“Kjo është ajo që ndodh kur fitimi dhe mbajtja e pushtetit bëhet më i rëndësishëm se interesi shtetëror. Marrëveshja që dikur e luftonte për vota, sot shërben për lavdi të rreme. Jo, ti e Kurti nuk e keni zbatuar këtë marrëveshje. E keni luftuar atë. Tani po mundohuni ta përvetësoni kur kanë ndryshuar rrethanat politike në SHBA. Ky është kulmi i mashtrimit politik”, shkroi Hoti më herët.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet