PDK dhe LDK drejt koalicionit në Kaçanik, zyrtarizimi pritet nesër

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) pritet të nënshkruajnë nesër marrëveshjen e bashkëpunimit në Komunën e Kaçanikut.

Me këtë marrëveshje, dy subjektet politike synojnë të udhëheqin qeverisjen lokale për katër vitet e ardhshme.

Faqja lokale “S’je kaçanikli, nëse” ka dhënë detaje lidhur me koalicionin e pritshëm. Sipas këtij burimi, PDK dhe LDK do t’i bashkojnë forcat në Kaçanik, ndërsa Korab Krasniqi pritet të emërohet drejtor i Urbanizmit dhe Arlinda Rakoci-Raka drejtoreshë për Zhvillim Ekonomik.

Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të bëhet gjatë ditës së nesërme.

Të tjera

Lajme

SHBA nis operacionin “Epic Fury” me dronë kundër Iranit

Forcat e Shteteve të Bashkuara kanë

Lajme

Arifi: Kurti tradhtinë e ka në gjak, edhe Serbia e ka vërejtur këtë

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, akuzoi

Ekskluzive Lajme

Osmani sqaron çarjen e parë me Kurtin: Ndodhi për…..

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka