Afaristi Ragip Mustafa ka ngritur alarmin se pas 1 korrikut, Kosova do të pësojë një çrregullim ekonomik si pasojë e liberalizimit të tregut energjetik.
Mustafa tha për RTV21 se nga tregu i hapur energjetik do ta pësojnë më së shumti qytetarët në Kosovë të cilët do të paguajnë çdo produkt më shtrenjtë se që është aktualisht.
“Këtu nuk po tregohet se rritja nuk do të bëhet veç për bizneset sepse kjo rritje e çmimit të rrymës do t’i prekë të gjithë qytetarët, ata do të paguajnë shportën e konsumit shumë më shtrenjtë se që po paguajnë aktualisht. Çmimet veç se kanë fillu të rriten, si të vjen tash fatura e fundit shembull po e marr edhe në byfe këtu e ke pas një kafe 50 centë tash e paguan 1 euro, pas 1 korrikut rrezikon të shkojë deri në 3 euro e ku mbesin pastaj gjërat e tjera” , tha ai.
Afaristi Mustafa duke folur për përvojën e tij me tregun e hapur energjetik në shtetin e Shqipërisë, tha se atje janë 5 ose 6 kompani të cilat ofrojnë energji elektrike. Ndërsa tha se në Kosovë është instaluar monopol. Mustafa shtoi se tashmë një numër i afaristëve janë duke menduar seriozisht largimin nga Kosova.
“Atje minimum 3 ose 4 vjet është i hapur tregu, por janë disa kompani minimumi 5 ose 6. Ndërsa këtu u kriju monopol dhe një kompani e vetme ta shet rrymën sa të donë. Unë në Shqipëri kam investu dhe do të investojë prape. Edhe tash pas konsultave me 5-6 kolegë deri tash vetëm se kemi fillu të tërhiqemi nga Kosova. Është e vështirë ka pengesa të mëdha edhe veç se i kemi nisë investimet tona në Shqipëri, Greqi, Gjermani.”, tha ai
Telashe tjetër e madhe për bizneset në Kosovë vazhdon të jetë mungesa e fuqisë punëtore situatë kjo e cila pas liberalizimit të vizave veç se ka shkuar duke u përkeqësuar.



Të tjera
Uncategorized
Wie Antiphonal Sein Bwin Cassinos Kunden Halten . Europäische Union Collect Bonus online casino buitenland www mojicaffe org
Starten loslegen auf Jackpota Glücksspielkasino schießen
Uncategorized
Bagside An Møde TTJL Gambling Casino Tilbage På Min Mobile Enhed Denmark Get Bonus Now Mrbet Casino Online
udskyd Spil og varm principal alternativ
Uncategorized
Handheld Players JOIN Races Without Issues On Any Platform. – British market Play & Claim Seven Casinos
The casino ‘s space-themed aesthetic make