Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar lartë kontributin e Ministrisë së Bujqësisë dhe ministrit në detyrë, Faton Peci, në rritjen e kapaciteteve bujqësore të vendit, ndonëse ky i fundit është nën hetim nga organet e drejtësisë për një rast të dyshuar për korrupsion.
Gjatë një reagimi për Panairin “Agrokos & Agroturizëm 2025”, një ngjarje e përvitshme ku marrin pjesë prodhues të kulturave bujqësore, përpunues ushqimorë dhe përfaqësues të sektorit të agroturizmit, Kurti theksoi se rezultatet pozitive janë fryt i qeverisjes së suksesshme.
“E kjo padyshim është edhe rezultat i trajtimit me prioritet e seriozitet që i kemi bërë sektorit të bujqësisë dhe qeverisjes së mirë e të suksesshme të ministrit të linjës, Faton Peci”, shkroi Kurti në Facebook.
Ai prezantoi edhe disa të dhëna për arritjet në bujqësi, duke theksuar mbështetjen financiare për fermerët dhe rritjen e sipërfaqeve të punueshme.
“Për herë të parë, janë ndarë 300 milionë euro për 120 mijë fermerë përmes granteve dhe subvencioneve, me ç’rast mbështetja për grurin është rritur me 275%, e për bujqësinë organike me 500%”.
“Janë rehabilituar sisteme ujitjeje për mbi 11 mijë hektarë dhe është rritur për 50% toka e punueshme bujqësore për vetëm katër vjet – nga rreth 80 mijë hektarë në mbi 120 mijë hektarë. Prodhimi vendor dhe konkurrueshmëria e produkteve tona në tregje të huaja është rritur. Nga viti 2019 deri më sot, eksporti i domateve, zarzavateve dhe perimeve të konservuara është shumëfishuar”, shtoi Kurti.
Ndërkohë, ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, dhe kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Bekim Hoxha, janë intervistuar nga Njësia e Veçantë Hetimore të martën në cilësinë e të dyshuarve lidhur me rastin e dhënies me qira të fabrikës për mbetje shtazore.
Pas intervistimit, ata janë liruar në procedurë të rregullt.



Të tjera
Uncategorized
MUP’i serb thotë se ka arrestuar një shtetas shqiptar në Merdare
Ministria e Brendshme e Serbisë, ka
Uncategorized
Nisma Socialdemokrate shkon e vetme në zgjedhje
Nisma Socialdemokrate ka konfirmuar pjesëmarrjen e
Uncategorized
Zjarri kaplon një autobus në Skënderaj
Një autobus është kapluar nga zjarri