Indeksi i Pasaportave Henley, një nga disa renditje që matin fuqinë e pasaportave, atë të Kosovës e rendit në vendin e 65-ta në botë.
Kosovarët mund të udhëtojnë me të, pa vizë, në 81 vende.
Në renditjen paraprake tremujore, pasaporta kosovare renditej e 61-ta me 82 vende ku mund të udhëtoje me të pa vizë.
Pasporta e Shqipërisë, që paraprakisht renditej e 49-ta, këtë herë është në vendin e 47, me 122 vende në të cilat mund të shkosh me të.
Nga pasaportat e shteteve tjera të rajonit, ajo e Serbisë renditet e 36–ta, e Bosnjes e 47-ta, e Malit të Zi e 43-ta dhe e Maqedonisë së Veriut e 42-ta.
Indeksi i Pasaportave Henley mat fuqinë e pasaportave, dhe për herë të parë në historinë e tij 20-vjeçare, pasaportën amerikane e ka lënë jashtë listës së 10 më të mirave.
Tre pasaporta aziatike mbajnë tani kryesimin e renditjes: Singapori, me hyrje pa vizë në 193 destinacione në mbarë botën; Koreja e Jugut, me hyrje në 190; dhe Japonia, me 189.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e 12-të në renditjen më të fundit tremujore, në të njëjtin nivel me Malajzinë.
Qytetarët e të dy vendeve gëzojnë hyrje pa vizë në 180 nga 227 vendet dhe territoret që ndiqen nga indeksi, i cili u krijua nga firma këshilluese globale për shtetësi dhe qëndrim Henley & Partners, me qendër në Londër, dhe përdor të dhëna ekskluzive nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror.
Top-lista:
1.Singapori (193 destinacione)
2. Korea e Jugut (190)
3.Japonia (189)
4.Gjermania, Italia, Luxemburgu, Spanja, Zvicra (188)
5.Austria, Belgjika, Danimarka, Finlanda, Franca, Irlanda, Holanda (187)
6.Greqia, Hungaria, Zealanda e Re, Norvegjia, Portugalia, Suedia (186)
7.Australia, Republika Çeke, Malta, Polonia (185)
8.Kroacia, Estonia, Sllovakia, Sllovenia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Mbretëria e Bashkuar (184)
9.Kanadaja (183)
10.Letonia, Litenshtajni (182)



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet