Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit të Sudanit për të njohur pavarësinë e Kosovës, duke e cilësuar këtë si një moment të rëndësishëm për shtetin dhe popullin.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Kurti ka uruar qytetarët për këtë zhvillim diplomatik dhe ka shprehur mirënjohjen për presidentin e Sudanit për këtë vendim.
“Shtetit tonë iu shtua edhe një njohje e re, e popullit tonë një miqësi më shumë. E mirëpresim njohjen nga shteti i Sudanit, e cila vjen disa javë pas asaj nga Kenia”, ka shkruar Kurti.
Kurti gjithashtu ka falënderuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani, për angazhimin e saj në këtë proces si dhe aleatët ndërkombëtarë që kanë mbështetur përpjekjet e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Postimi i plotë:
Shtetit tonë iu shtua edhe një njohje e re e popullit tonë një miqësi më shumë. E mirëpresim njohjen nga shteti i Sudanit, e cila vjen disa javë pas asaj nga Kenia.
Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona shpresojmë të zgjerohet dhe fuqizohet më tej.
Urime qytetarëve të Republikës sonë dhe faleminderit Presidentit të Sudanit për këtë vendim të rëndësishëm për marrëdhënien mes dy vendeve tona, si dhe Presidentes sonë për angazhimin e saj e miqve dhe partnerëve tanë për mbështetjen e vazhdueshme.



Të tjera
Aktuale
Ish-ambasadori holandez: Nëse ka proces të drejtë, ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm
Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch, ka zhvilluar
Aktuale
Policia kërkon ndihmë për kapjen e një qytetari, dyshohet për vjedhje të rëndë
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën
Aktuale
Dogana asgjëson qindra pako me shamponin e njohur në treg, ishte i falsifikuar
Dogana e Kosovës ka asgjësuar një