Një person ka njoftuar se pas një konflikti në pyll, është qëlluar me armë zjarri nga një pylltar.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur më 27 prill në Turuqicë të Podujevës dhe u iniciua si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
“Fsh. Turuqicë, Podujevë 27.04.2025-09:30. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se pas një konflikti në pyll ishte qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar-pylltar. Ankuesi me dt. 30.04. 2025 ka pranuar tretman mjekësor në QKUK Prishtinë. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari dhe disa dëshmitarë të tjerë. Nga njësiti i hetimeve është konfiskuar arma me 4 fishekë të kalibrit 12 mm. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga
Lajme
Parashikimi i motit për të enjten
Të enjten parashikohet të mbajë mot