Ndërsa partitë opozitare e akuzojnë Albin Kurtin për paaftësi dhe si bllokues, ky paralajmëroi për zgjedhje të reja. Por përgjegjësia tani ka kaluar sërish te Presidentja Osmani.
Pas dështimit për krijimin e qeverisë së re Kosova ka hyrë në krizë institucionale.
Albin Kurti, drejtues i partisë Vetëvendosje, e cila në zgjedhjet e shkurtit mori 42% të votave dhe nuk arriti të krijojë mazhorancën, paralajmëroi për zgjedhje të reja edhe në muajin dhjetor 2025, por edhe në pranverë 2026, kur duhet të zgjidhet edhe Presidenti i vendit.
“Në bazë të rrethanave që ekzistojnë, duket se që të gjithë po përgatiten jo vetëm për balotazhin, por edhe për zgjedhjet e reja parlamentare. Mbase është për të ardhur keq që do të mund të kemi përveç balotazhit edhe dy herë zgjedhje, edhe zgjedhje në dimër edhe zgjedhje në pranverë, sepse kur nuk arritëm t’i bëjmë 61 deputetë për një qeveri të re, atëherë është vështirë e imagjinueshme që do të mund t’i bëjmë 80 deputetë”, tha Albin Kurti.
Akuza nga opozita
Partitë e deritashme opozitare e akuzojnë Kurtin për paaftësi dhe bllokues.
“56 vota për Albin Kurtin dhe asnjë më shumë. Ky është fundi i një mashtrimi politik që vendit tonë këta muaj i ka kushtuar edhe me izolim, edhe me përçarje, edhe me humbje kohe. E kam thënë dhe po e përsëris prapë, Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër i Kosovës”, tha Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së.
Pas dështimit për krijimin e qeverisë së re Kosova ka hyrë në krizë institucionale.
Partitë opozitare i rikujtuan Kurtit deklaratat e mëhershme të tij se ai i ka numrat për ta bërë qeverinë.
“Tani jemi në legjislaturën e re dhe tani duhet të kishim së paku dinjitet, dhe dinjitetet vijnë në formë burrërore, siç themi ne, të pranojmë se i kam apo s’i kam numrat, siç kam deklaruar tash e tetë muaj. Mungesa e këtij dinjiteti, të dashur deputetë, ka sjellë në shkelje të paimagjinueshme, plot 48 herë të Kushtetutës së Kosovës”, tha Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së.
Sërish topi te Presidentja
Kurse kryetari i Kuvendit të Kosoves, Dimal Basha, njoftoi se “sipas nenit 95, paragrafit 4 të Kushtetutës së Kosovës, përgjegjësia tani kalon sërish te Presidentja, e cila pas konsultimeve me subjektet politike, brenda një afati prej 10 ditësh, ka mundësinë të emërojë kandidatin tjetër për kryeministër sipas së njëjtës procedurë.”



Të tjera
Aktuale
Komuna e Gjilanit planifikon t’i furnizojë me pako ushqimore shërbyesit civil (Dokument)
Komuna e Gjilanit ka shpallur një
Aktuale
Hargreaves: Njohja e Kosovës nga Siria forcon paqen në Ballkanin Perëndimor
Ambasadori britanik në Prishtinë ka thënë
Aktuale
Basha: Jemi në rrethana të jashtëzakonshme, andaj u thirr mbledhja e sotme e Kryesisë
Kryeparlamentari Dimal Basha, është deklaruar pas