Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se 30 korriku është data e fundit që do të furnizojë me energji elektrike të gjithë konsumatorët që s’kanë gjetur furnizues në treg të hapur.
“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), në përputhje me Vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), sipas Ligjit për Energjinë Elektrike si dhe Rregullës për Furnizuesin e Mundësisë së Fundit (FMF), nga data 01.06.2025 ka filluar furnizimin tuaj me energji elektrike si FMF, për një periudhë maksimale prej 60 ditësh, e cila përfundon me datë 30.07.2025. Ky furnizim është i përkohshëm dhe rrjedh nga detyrimet dhe të drejtat ligjore të përcaktuara me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe Rregulloren për FMF dhe ka për qëllim të ofrojë kohë të mjaftueshme për konsumatorët që të gjejnë një furnizues afatgjatë të licencuar nga ZRRE”.
Duke bërë thirrje për “kujdes”, KEK tha se pas datës 30.07.2025, të gjithë konsumatorët që “nuk kanë lidhur marrëveshje me ndonjë furnizues të licencuar, do të mbesin automatikisht pa furnizim me energji elektrike nga FMF, pasi që pas këtij afati përfundon e drejta ligjore për furnizim”.
KEK gjithashtu ka inkurajuar “fuqishëm” që sa më shpejt të kontaktojnë një furnizues të licencuar nga ZRRE dhe të nënshkruajnë një marrëveshje komerciale për furnizim me energji elektrike, në mënyrë që të siguroheni që pas datës 30.07.2025 të mos ketë ndërprerje në furnizim.
“Lista e furnizuesve të licencuar mund të gjendet në faqen zyrtare të ZRRE-së: www.ero-ks.org Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj”.
Të tjera
Showbiz
Olta Gixhari e papërmbajtshme, shfaqet provokuese më këtë veshje
Olta Gixhari është një nga aktoret
Aktuale
Dyfytyrësia e përsosur: Atë çka e shante te populli për Thaçin, sot e mçon Kurtin vet
Nga apostull i moralit politik, në
Aktuale
KFOR vendos 114 tabela përgjatë kufirit Kosovë-Serbi
KFOR ka njoftuar se ka