Sot më 17 maj, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të përpiqen sërish për të shtatëmbëdhjetën herë për të konstituuar Kuvendin e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Seanca do të nisë nga ora 10:30, siç ka bërë të ditur kryesuesi i seancës, Avni Dehari, të enjten kur deputetët për të tetën herë me radhë nuk e formuan komisionin për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për të zgjedhur kryeparlamentarin e ri.
Pasi seanca dështoi, në Presidencën e Kosovës të enjten u mbajt takimi mes presidentes Vjosa Osmani dhe krerëve të partive të mëdha me synimin për të diskutuar hapat për daljen nga blllokada. Takimi i Osmanit me krerët e partive shumicë shqiptare u pasua me një takim me partitë e komuniteteve joshumicë.
Këto takime nuk prodhuan diçka thelbësore, raporton Gazeta Express.
Fillimisht, liderët partiakë – përveç atij të Vetëvendosjes Albin Kurti – dolën para gazetarëve me njoftimin se nuk ka pasë ndonjë lëvizje në drejtim të daljes nga kriza.
“Nuk jam aspak optimist që Kurti do të ndërrojë qëndrimin sepse e ka ditur që s’ia ka votat për asgjë”, tha Memli Krasniqi i PDK-së.
Edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, la të kuptohet se s’ka lëvizje meqë kreu i partisë fituese, Albin Kurti, s’ka lëvizur nga qëndrimet.
“Dallimet janë të qëndrimeve politike, pra nëse nuk ka lëvizje politike, instrumenti i takimit është i padobishëm. Kot takohesh për t’i përsëritur gjërat e njëjta para mediave. Takimi duhet të ketë kuptim nëse ka gatishmëri politike për të gjetur një zgjidhje, kjo gatishmëri nuk u dha sot”.
Ndërkaq, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas takimit tha se kandidati për kryetar kuvendi duhet “një person unifikues në mënyrë që të kalojmë në etapën tjetër edhe kuptohet e kemi mirëpritur këtë mundësi të bisedës me presidenten” dhe ka thënë se janë për votimin e një kandidati konsensual.
Megjithatë, presidentja Vjosa Osmani tha se kishte “një disponim minimal që do të rritet me kalimin e kohës, që shpresoj të mos jetë e gjatë.
Ajo shtoi se nuk e ka problem që, nëse zvarritet shumë, bllokadën në Kuvend ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.
Sot ajo çfarë kam shprehur para liderëve, që nëse do të kishte pajtim edhe nga ana e tyre, unë nuk kam ndonjë problem që ta dërgoj këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese, nuk pat ndonjë kundërshtim nga asnjëri prej tyre. Megjithatë, ne do të presim nëse ditët në vijim do të rezultojnë me marrëveshje politike apo arritje të një marrëveshje më të gjerë për konstituimin e Kuvendit para se të procedojmë me diçka e tillë”.
Edhe për seancën e sotme nuk ka shenja që partia e parë fituese ka hequr dorë nga kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Parlamentit, të cilën po e refuzojnë partitë opozitare si “një figurë përçarëse”.



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite