Partia e Drejtësisë ka njoftuar se ka arritur marrëveshje politike me Lidhjen Demokratike të Kosovës për garim të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025.
Vendimi erdhi pas një takimi ndërmjet kryetarit të PD-së, Ferid Agani, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Sipas PD-së, marrëveshja është miratuar njëzëri nga Kryesia dhe parasheh që kandidatët e Partisë së Drejtësisë të jenë pjesë e listës së përbashkët zgjedhore të LDK-së. Subjekti politik e ka vlerësuar këtë format si mënyrën më të volitshme për përfaqësimin e vlerave dhe programit të saj, duke synuar forcimin e stabilitetit institucional dhe ofrimin e qeverisjes cilësore.
PD njofton se detajet teknike të bashkëpunimit do të punohet të finalizohen në ditët në vijim nga ekipet përkatëse të të dy partive, ndërsa marrëveshja pritet të shpallet publikisht javën e ardhshme përmes një konference të përbashkët për media.
Partia e Drejtësisë e ka cilësuar këtë hap si dëshmi të orientimit të saj drejt unitetit politik dhe përfaqësimit me integritet në procesin zgjedhor të fundvitit.



Të tjera
Aktuale
Prokuroria në Pejë nis hetime për dyshime në numërimin e votave
Prokuroria Themelore në Pejë ka autorizuar
Aktuale
Nga rritja eventuale prej 21% e çmimit të rrymës, ekziston rreziku real për destabilizim social
KESCO ka kërkuar nga Zyra e
Lajme
Të premten protestohet para KEDS e Qeverisë kundër shtrenjtimit të rrymës
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist,