Pas një muaj diskutime në komisionet parlamentare, buxheti i vitit 2026, u vulos me 81 vota pro dhe 16 kundër, pas mesnatës së kësaj të premte në Parlamentin e Shqipërisë.
Mes dhjetëra amendimeve për shtesa buxhetore për institucione e projekte të ndryshme nga deputetët, të gjithë u rrëzuan.
Të vetmit që u pranuan, ishin kërkesat e institucioneve të bëra në komisionet parlamentare. 12 institucione marrin 504.9 milionë lekë shtesë, kryesisht institucionet e drejtësisë, morën para ekstra.
Gati 886.7 miliardë lekë ose 8.8 miliardë euro do të jenë në dispozicion të institucioneve për tu shpenzuar për shërbime shëndetësore, për paga, për skemat e mbështetjes të familjeve në nevojë, pensione, arsim, punësim, bujqësinë, transportin rrugor, drejtësinë e deri tek shpenzimet për sigurinë, në kuadër të detyrimeve ndaj NATO-s, shkruan A2 CNN.
Për vitin e ardhshëm është parashikuar formula e re e rritjes së pensioneve që parashikon bonuse të përmuajshme. Sipas të dhënave në projektligj fondi për bonuset në vitin që vjen do të jetë 100 milionë euro si dhe janë parashikuar 16.5 milionë euro për indeksimin e tyre.
Buxheti i ri mbështet edhe rritjen e pagës minimale nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë si dhe indeksimin me 2.5% të pagave të administratës publike, duke nisur nga 1 janari.
Investimet publike për vitin 2026 janë parashikuar të arrijnë në vlerën rreth 1.8 miliardë euro, nga 1.6 miliardë euro të planifikuara këtë vit.
13.5 miliardë lekë është fondi për kompensimin e medikamenteve, si dhe 1.5 miliardë lekë do përdoret për barnat onkologjike.
Ndërkohë sa i takon të ardhurave ato planifikohet të arrijnë në vlerën 8.2 miliardë euro nga 7.7 miliardë euro aktualisht, rritje që pritet të ndikohet kryesisht nga zhvillimi ekonomik, vijimi i turizmit dhe miradministrimi. Në vitin që vjen borxhi publik do të kapë shifrën e 14.9 miliardë euro, nga 14.2 miliardë euro i parashikuar për këtë vit.
Rritja ekonomike është planifikuar në 4%, e mbështetur kryesisht nga turizmi dhe ndërtimi.



Të tjera
Aktuale
Shpërthen Fetah Rudi: Dega e LDK-së në Malishevë më bojkotoi, falënderon kryetarin Abdixhiku
Kandidati per deputet nga LDK
Aktuale
Peja e nis ditën me krisma, plagoset afaristi i njohur pejan
Një përson është plagosur me armë
Lajme Opinione
Shpërthen kryetari i Dragashit: Ata që përgatisin skenarë kundër LDK-së, do ta paguajnë personalisht dhe familjarisht
Kryetari i Komunës së Dragashit,