Parashikimi i Motit për Vikend (05 & 06 korrik 2025)!
E shtunë:
Të shtunën pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta. Në disa zona të izoluara, vranësirat mund të sjellin ndonjë rigë shiu kalimtare. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 31 dhe 37°C. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi prej 1 deri në 5m/s.
E diel:
Të dielën moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat lokale, në disa zona, mund të sjellin riga shiu në formë të rrebesheve afatshkurtra. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 11 dhe 17°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 32 dhe 37°C. Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 6m/s.
Vërejtje:
Indeksi UV mbetet i lartë, prandaj rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) vazhdojnë të jenë në fuqi edhe për ditët në vijim. Këshillohet shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell gjatë orëve të pikut, si dhe përdorimi i masave mbrojtëse për lëkurën dhe sytë.
Të tjera
Aktuale
Si ndodhi aksidenti tragjik në Dollc të Klinës, ku humbi jetën një person dhe pesë u lënduan?
Policia e Pejës ka dhënë detaje
Aktuale
Çfarë synohej me mbylljen e Urës së Ibrit, Jamie Shea: S’ishte ideja e ndarjes së Kosovës
24 qershori 1999 shënon ditën kur
Aktuale
DASH anulon mbi 6 mijë viza studentore, Ambasada Amerikane: Shkelën ligjin dhe mbështetën terrorizmin
Departamenti i Shtetit ka anuluar më shumë