Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Rrallë në disa zona mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh të izoluar shiu, ndërsa do të fryjnë erëra të freskëta nga veriu e verilindja. Temperaturat pritet të luhaten nga 2 deri në 19 gradë Celsius.
E mërkura dhe e enjta sjellin mot më stabil dhe me më shumë diell. Vonë të Enjten pritet ndikimi i frontit të ftohtë dhe ciklonit kur do të kemi dendësim masiv të vranësirave me reshje shiu të cilat pritet të fillojnë gjatë orëve të natës.
Të premten dhe të shtunën në mëngjes na pret mot vjeshtor me reshje shiu e në viset më të larta malore mund të ketë reshje shqote e bore./MeteoBallkan



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite