Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 16.1% do të përfundojë në Gjykatë, pasi shoqëria civile ka vendosur ta sfidojë ligjërisht. Grupi nga iniciativa qytetare “Asnjë cent më shumë”, bën të ditur se padinë kundër ZRRE-së do ta dërgojnë të martën në gjykatë.
Avokati i angazhuar për ta ngritur padinë nga grupi protestues “Asnjë cent më shumë”, Ardian Bajraktari, e ka konfirmuar për RTK-në se po punojnë intensivisht që ta padisin sa më shpejt ZRRE-në, të cilën e akuzojnë për vendim të paligjshëm.
Përfaqësuesi i kësaj nisme qytetare, Ali Sefaj, tha se përveç protestave, tashmë kanë vendosur që t’i ndjekin edhe rrugët ligjore kundër vendimit të ZRRE-së.
Edhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e ka shprehur mbështetjen për çdo nismë ligjore të shoqërisë civile që kundërshton rritjen e çmimit të energjisë.
“Fatkeqësisht kjo rritje e çmimit të energjisë ka një ndikim zinxhiror. Ndikon drejtpërdrejt te konsumatorët, të cilët janë më të dëmtuarit, por edhe e rrit koston e prodhimit. Bizneset e vogla dhe startup-et do të jenë shumë të rrezikuara për shkak të fuqisë së kufizuar ekonomike. Edhe prodhuesit e tjerë që shpenzojnë mbi 800 MWh për shkak të natyrës së prodhimit të tyre do të detyrohen t’i rrisin çmimet, çka do t’i bëjë më pak konkurrues në treg”, tha Kushtrim Ahmeti, nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë.
Derisa të merret një vendim nga Gjykata mbi këtë padi të paralajmëruar, qytetarët do të duhet të paguajnë faturat e energjisë elektrike me çmimin e ri, prej 1 majit – me një rritje prej 16.1%./RTK/



Të tjera
Lajme
Zjarr i madh në Tetovë: Një viktimë, tjetri i djegur rëndë
Një zjarr i madh ka përfshirë
Aktuale
Lumir Abdixhiku thotë se do t’ia dorëzojë Kuvendit të LDK-së dorëheqjen
Pas mbledhjes disa orëshe, kreu i
Aktuale
Abdixhiku: S’jam as i pagabueshëm as i përsosur, çfarëdo që vendos anëtarësia do ta respektoj
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës