Shkretëtira e Saharasë njihet si një nga vendet më të thata në planetin tonë, por fotot e reja të bëra pasi u ekspozua ndaj sasisë më të madhe të shiut në dekada ishin “tronditëse dhe befasuese”.
Imazhet janë marrë nga Landsat 9 i NASA-s, një satelit vëzhgues i Tokës që dërgon rregullisht imazhe të planetit tonë.
Në foton e parë, këneta e kripës shihet më 12 gusht, para shiut. Fotografitë e fundit të 29 shtatorit tregojnë një liqen të madh, pasi uji mbushi liqenin e shkretëtirës.
“Liqeni ndodhet përgjatë vargmalit malor Ugarta dhe derdhet në Luginën Saura, një lumë që kalon (ndonjëherë i quajtur Wadi) nga juglindja”, tha NASA, sipas skynewsarabia.
Gazeta britanike “Daily Mail” raportoi se “mbushja e liqeneve në shkretëtirën e Saharasë është shumë e rrallë”.
“Çfarë do të ndodhë në Sahara është ende shumë e paqartë, por ne shpresojmë që me kalimin e kohës ne mund të zhvillojmë një kuptim më të mirë të së ardhmes së Saharasë duke studiuar këto ngjarje të mbushjes së liqenit”, tha Moshe Armon, pedagog i lartë në Universitetin Hebraik.
Dëshmitë gjeologjike dhe arkeologjike tregojnë se bimësia, ligatinat dhe madje edhe liqenet mbulonin zona të mëdha të shkretëtirës së Saharasë në të kaluarën.
Të tjera
Showbiz
Olta Gixhari e papërmbajtshme, shfaqet provokuese më këtë veshje
Olta Gixhari është një nga aktoret
Aktuale
Dyfytyrësia e përsosur: Atë çka e shante te populli për Thaçin, sot e mçon Kurtin vet
Nga apostull i moralit politik, në
Aktuale
KFOR vendos 114 tabela përgjatë kufirit Kosovë-Serbi
KFOR ka njoftuar se ka