Një ‘apokalips bore’ ka goditur Kamchatkan e Rusisë, siç e përshkruajnë vendasit, pasi reshje rekord të borës kanë goditur vendin.
Pas një stuhie masive dëbore, autoritetet në fillim të kësaj jave shpallën një gjendje emergjence në rajon.
Dy burra rreth të 60-ave vdiqën nën borën që ra nga çatitë, raportoi ministria lokale e emergjencave.
Ndërkohë, zyrtarët thanë se dy persona kanë vdekur në Lindjen e Largët të Rusisë nga bora që binte nga çatitë e ndërtesave.
Disa video dhe imazhe u bënë virale në rrjete sociale që tregonin borën që arrinte në katet e dyta të apartamenteve shumëkatëshe.
Ndërkohë, veturat mbetën “të varrosura” në rrugë, të mbuluara me një shtresë të trashë bore.
Ndërsa reshjet e dendura të borës nuk janë të rralla në rajonin e Kamchatkas, një gadishull në Lindjen e Largët të Rusisë, intensiteti i pazakontë i stuhisë ka paralizuar vendin.
Autoritetet kanë mbyllur shkollat dhe bizneset, ndërsa qyteti është i detyruar të kalojë në punë nga distanca për shkak të një sasie të madhe bore në rrugë. /Telegrafi



Të tjera
Aktuale
Nis senaca për presidentin: Konjufca përballë Kollqakut, që të dy të Vetëvendosjes
Kosova ka hyrë në ditën
Lajme
Abdixhiku me ironi: Kushtetuta ndërrohet natën, besomëni s’ka bereqet
Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka
Aktuale
Nis seanca për ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit
Kosova ka hyrë sot në