Gazeta Express ka siguruar pamje të vendit ku dje pati të shtëna me armë zjarri në rrugën “Astrit Rrushi”, në Prishtinë- rrugë që ndodhet mbrapa shkollës “Pavarësia”.
Aty dje u panë disa policë që e kishin bllokuar pjesën e rrugës ku kishte ndodhur rasti.

Rastin e ka konfirmuar për Express dje zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes sapo është marrë informata për të shtëna me armë, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
“Rreth orës 15:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugë ‘Astrit Rrushi’ në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për persona të lënduar,” ka deklaruar Ahmeti.
Ajo njoftoi më tej se hetuesit policor kanë nisur një hetim për të sqaruar rrethanat e rastit dhe janë në kërkim të personit të dyshuar, i cili tashmë është identifikuar.
“Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti dhe po punojnë për arrestimin e personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar,” përfundoi Ahmeti



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite