Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Kosovës ka shprehur shqetësim për deklaratat publike të deputetes së Kuvendit të Kosovës, Fitore Pacolli, drejtuar Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.
“Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Kosovës shpreh shqetësim për deklaratat publike të deputetes së Kuvendit të Kosovës, znj. Fitore Pacolli, drejtuar ndaj Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, z. Blerim Isufaj,” thuhet në reagim.
Shoqata thekson se deklarata të tilla janë të pavërteta dhe cenojnë besimin në drejtësi. “Shoqata thekson se shkrime dhe deklarata të tilla janë të pavërteta dhe të pabazuara, dhe cenojnë integritetin e sistemit prokurorial si dhe besimin e qytetarëve në drejtësi,” ka deklaruar Shoqata.
Tutje, Shoqata e Prokurorëve ka theksuar se sulmet politike ndaj prokurorëve janë të papranueshme.
“Shoqata nënvizon se çdo tentim për të vënë në shënjestër prokurorët përmes deklaratave politike është sulm ndaj pavarësisë së institucionit të Prokurorisë dhe, si i tillë, është i papranueshëm,” thuhet më tej.
Reagimi vjen pas postimit të deputetes Pacolli ku ajo shkruante: “Breaking News: Blerim Isufaj themelon një OJQ e cila lansohet publikisht me parullën e parë të zezë në Prishtinë: ‘Albin dorzohu në prokurori’.”/RTK/



Të tjera
Uncategorized
Guida Completa al Dolly Casino Italia per Giocatori Professionisti
In questo articolo, esploreremo in dettaglio
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga