Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj vendimeve të Dhomave të Specializuara në Hagë, duke deklaruar se po u refuzohen kërkesat për të vizituar ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në paraburgim, shkruan Gazeta Sinjali.
“Dhomat e Specializuara në Hagë, përmes vendimeve të pashembullta dhe të njëanshme, kanë refuzuar dy kërkesa zyrtare për vizita të përfaqësuesve të OVL UÇK-së te bashkëluftëtarët tanë të burgosur”, thuhet në reagimin e tyre.
Sipas OVL-UÇK, kjo qasje është “përjashtuese, përçmuese dhe selektive”.
Deklarata e plotë:
Reagim i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së
Refuzimi i vizitave në Hagë,një akt i ulët dhe i turpshëm
Me zemërim të thellë njoftojmë opinionin publik se Dhomat e Specializuara në Hagë, përmes vendimeve të pashembullta dhe të njëanshme, kanë refuzuar dy kërkesa zyrtare për vizita të përfaqësuesve të OVL UÇK-së te bashkëluftëtarët tanë të burgosur.
Konkretisht:
Vizita e kërkuar më 21 prill 2025 nga z. Fehmi Gucati, z. Hysni Gucati dhe z. Bedri Ahmeti te z. Shala, z. Krasniqi dhe z. Mustafa u refuzua pa asnjë arsyetim të arsyeshëm.
Po ashtu, më 14 maj 2025, u refuzua vizita te z. Hashim Thaçi dhe z. Kadri Veseli, për të cilët kërkuam të qëndrojmë pranë në mënyrë njerëzore dhe morale.
Gjithashtu, jemi të informuar se edhe z. Rexhep Selimi ka bërë kërkesë për të lejuar këtë vizitë. Kjo kërkesë është ende në procedurë, por ne e dimë mirë çfarë përgjigjeje do të vijë,një tjetër JO, e padrejtë dhe e padenjë.
Kjo qasje përjashtuese, përçmuese dhe selektive, është dëshmi e qartë se Dhomat e Specializuara nuk kanë për qëllim drejtësinë, por poshtërimin e përfaqësuesve të luftës çlirimtare të Kosovës.
Refuzimi i vizitave nuk është veçse një përpjekje për ta izoluar luftën tonë të drejtë edhe në kujtesë.
Por kjo s’do të ndodhë kurrë!
UÇK-ja nuk izolohet, nuk përkulet dhe nuk hesht!
Kërkojmë urgjentisht që këto vendime të tërhiqen dhe që të ndalet trajtimi çnjerëzor e politik ndaj bashkëluftëtarëve tanë.
Lavdi dëshmorëve të kombit! Nderim të përjetshëm luftëtarëve të lirisë!
Të tjera
Aktuale
Flasin nga Komuna e Pejës, japin detaje për rastin e zyrtarit që u xhirua duke konsumuar narkotikë
Zëdhënësi për Media i Komunës së
Aktuale
5 mijë euro ose i tregojmë burrit tënd që ke kalu me 2-3 persona…
Prokuroria Themelore e Gjakovës ka ngritur
Aktuale
Mbi 144 mijë aplikime të pranuara për subvencionin e teksteve shkollore
Gjashtë ditë pas hapjes së sistemit