Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se ishte optimiste që seanca ku do të votohej për mandatarin e dytë për kryeministër do të thirrej më herët se sa të lihet në ditën e fundit të perëndimit të afatit e që është 19 nëntori, pra të mërkurën.
Osmani ka thënës se nuk mund të paragjykojë rezultatin e seancës ku do të hidhet në votim Glauk Konjufca si mandatar i dytë nga Lëvizja Vetëvendosje për ta formuar Qeverinë në ardhje, shkruan Ekonomia Online.
“Siç e dini, ftesa për seancë mund të bëhet edhe si seancë e jashtëzakonshme me 40 nënshkrime të deputetëve, dhe jam e bindur që do të ftohet me kohë, në mënyrë që të respektohen afatet kushtetuese. Në anën tjetër, unë nuk mund të paragjykoj se cili do të jetë rezultati i votimit. Me rëndësi është që seanca të ftohet brenda atij afati. Më pas është në duart e deputetëve dhe të partive politike se çfarë diskutojnë mes vete; këto janë procese në të cilat nuk kam ndërhyrë më herët dhe as tani. Sa i përket ftesës për seancë, ai ka qenë optimizmi im — duket se të tjerët nuk e kanë pasur të njëjtin optimizëm. Unë kam pasur shpresë se do të ftohet më herët, bazuar në bisedat që kemi pasur. Sot është e hënë dhe e mërkura është data e fundit për seancë. Por, siç e thashë, u takon deputetëve të partive politike. Me rëndësi është që seanca të ftohet brenda afatit kushtetues, dhe përderisa është brenda atij afati, nuk ka asnjë shkelje”, tha Osmani teksa u përgjigj në pyetje e gazetarëve.
Osmani ka ritheksuar atë se nuk kërkohet garanci, por që ka vlerësuar se Konjufca i ka gjasat për të qenë mandatari i dytë.
“Sa i përket nënshkrimeve, kjo nuk ka qenë çështje garancie. Çështja e nënshkrimeve nuk kërkohet as me Kushtetutë, e as me aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese. Sikur të ishin dy kandidatë, atëherë do të shihej se cili prej tyre i ka gjasat më të mëdha. Por, megjithatë, kur është vetëm një propozim, shihet nëse ai kandidat i ka gjasat, dhe nga ajo që ka shprehur kandidati për kryeministër, Konjufca, është vlerësuar nga ana ime si Presidente se i ka ato gjasa. Nuk është kërkuar asnjëherë garanci”, theksoi presidentj
Presidentja Osmani nënvizon se ajo vetëm ka respektuar Kushtetutën, ndërsa tha se për çështjen e bllokimit janë të tjerë që e shkaktuan dhe krijuan vonesa që 9 muaj.
“Kushtetuta është e qartë: nëse dështojnë mandatarët e parë, shkohet te i dyti. Unë nuk kam bërë asgjë tjetër përveçse kam respektuar Kushtetutën. Dhe mos të harrojmë që ka pasur një vonesë 9-mujore, të cilën nuk e kam kërkuar, as përkrahur e as shkaktuar unë si Presidente. Për 9 muaj i kemi pritur partitë politike. Kam shpresuar se do të tregonin durim për këto dy javë. Në asnjë moment nuk ka qenë qëllimi im të shkaktoj vonesa; ato janë shkaktuar nga të tjerët. Për 9 muaj i kemi pritur. Tani po i vjen fundi gjithë procesit dhe do të shohim çfarë do të ndodhë”, tha Osmani.



Të tjera
Uncategorized
Guida Completa al Dolly Casino Italia per Giocatori Professionisti
In questo articolo, esploreremo in dettaglio
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga