Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë për të dytën herë se Presidenti Trump e ka ndalur eskalimin në kufirin Kosovë-Serbi – ose më saktë atë që Beogradi po përpiqej të bënte në kufirin me Kosovën.
Këto deklarata Osmani i ka bërë gjatë një diskutimi në Hudson Institute ku ka qenë mysafire, raporton Gazeta Express.
“Siç e ka thënë Presidenti Trump ai e ka parandaluar një tension, e ka parandaluar një eskalim, atë që Serbia po përpiqej ta bënte në kufirin me Kosovën. Por, ishte angazhimi i tij personal dhe roli i tij që e parandaloi që është një lidership i vërtetë në ruajtjen e paqes”, ka thënë Osmani.
“Sepse paqja, siç e dimë të gjithë nga lufta në Ukrainë, nuk duhet të merret kurrë si e mirëqenë. Është diçka që duhet mbrojtur vazhdimisht, duhet kultivuar vazhdimisht. Dhe roli i Shteteve të Bashkuara në këtë përpjekje është thelbësor. Është i domosdoshëm dhe i pazëvendësueshëm”, shtoi Osmani.
Presidentja po qëndron për vizitë në SHBA. Deri tani ka pasur takime në State Department dhe në think tank’e të njohura amerikane që merren edhe me Ballkanin. Deklaratat e Trump nuk janë komentuar nga Qeveria. Ministri i Brendshëm në largim Xhelal Sveçla ka thënë se për eskalimin e mundshëm duhet pyetur Presidentja. Ndërsa, në një deklaratë të NATO’s dje për Express po ashtu është thënë se për këtë duhen pyetur SHBA dhe Kosova.



Të tjera
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga
Lajme
Parashikimi i motit për të enjten
Të enjten parashikohet të mbajë mot