Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në Tiranë gjatë samitit me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas.
Ajo e cilësoi Kallasin si mbështetëse të kahmotshme të një Evrope të sigurt dhe të bashkuar dhe njoftoi për vizitën e Kallasit në Kosovë gjatë javës së ardhshme.
“Duke qenë se gjatë vizitës së saj javën e ardhshme në Kosovë do të jem në një vizitë shtetërore të paracaktuar jashtë vendit, takimin e realizuam në Tiranë”, ka shkruar Osmani.
Ajo shtoi se Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën e saj drejt integrimit evropian dhe u bëri thirrje institucioneve të BE-së që t’i përgjigjen këtij momenti me guxim, qartësi dhe vendosmëri – sipas Osmanit, tipare që e karakterizojnë edhe vetë lidershipin e Kaja Kallas



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite