Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, gjatë vizitës së saj zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Sinjali.
Osmani ka shkruar se fokusi i takimit ishte situata e sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe roli i rëndësishëm që ka NATO në ruajtjen e paqes.
“Bisedova me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte, lidhur me situatën e sigurisë në vendin tonë si dhe rolin e rëndësishëm të misionit të NATO-s në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon”, ka shkruar Osmani në një postim në Facebook.
Ajo theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për anëtarësimin në NATO dhe për një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët e saj.



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite