Presidentja Vjosa Osmani ka dhënë një intervistë në mediumin e njohur amerikan “Fox News” gjatë qëndrimit të saj në SHBA, e cila mblodhi liderë nga e gjithë bota për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Derisa tema e bisedës mes Osmanit dhe nikoqirit të Fox News s’kishte të bënte me politikën e brendshme të Kosovës, por me tensionet me Serbinë, në sfond u shfaqën pamje nga rrahja e para dy viteve në Kuvendin e Kosovës.
Përleshja kishte nisur mes Besnik Bislimit të Vetëvendosjes dhe Mërgim Lushtakut të PDK-së derisa kryeministri Albin Kurti atëherë po fliste në foltore. Më pas ajo ishte zgjeruar edhe mes deputetëve të tjerë, për disa prej të cilëve pati edhe aktakuza.
Osmani në këtë intervistë foli për përpjekjet e Serbisë për destabilizim të Kosovës dhe parandalimet të ndihmuara nga Administrata Trump./Express/



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet