Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se takimi i djeshëm që pati me liderët e partive politike lidhur me ngërçin e krijuar për konstituimin e Kuvendit, nuk mund të cilësohet si i dështuar.
Ajo ka përsëritur deklaratën e djeshme se “kishte disponim minimal” për zgjidhje, teksa shtoi se nëse ky disponim nuk rritet, ka mënyra tjera për të ecur përpara.
Mirëpo, më e mira thotë se do të ishte që partitë të merren vesh mes vete për punën e Kuvendit.
E para e vendit theksoi nevojën urgjente për krijimin e institucioneve.
“Siç e thash dje, kishte një disponim minimal dhe ajo po shpresoj që rritet. Në qoftë se jo, ka mënyra tjera si mund të ecet përpara, por fatkeqësisht secila prej tyre merr kohë. Më e lehta, më e mira dhe më së shumti në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj do të kishte nëse partitë merren vesh se si të ecet përpara, me konstituimin e Kuvendit urgjent, sepse pastaj për krijimin e Qeverisë janë afatet konkrete dhe se nuk mund të ketë vonesa”, ka deklaruar Osmani para gazetarëve në Tiranë.
Pas takimit të djeshëm, Osmani paralajmëruar se do të ketë takime të tjera.
Ajo tha se duke filluar nga java e ardhshme, mund t’i takojë edhe ndaras secilin lider nëse ka nevojë. /Reporteri



Të tjera
Aktuale
Kosova ende s’e ka njoftuar formalisht KE’në, një pjesë e financimit në rrezik
Kosova ende nuk e ka njoftuar
Aktuale
IPK rekomandon suspendimin e tetë policëve, gjashtë nga Gjakova e dy nga Gjilani
Inspektorati Policor i Kosovës, ka njoftuar
Aktuale
Kirurgët nuk i kursyen grushtet e shkelmat ndaj njëri-tjetrit, kamerat në QKUK kanë filmuar gjithçka
Dy kirurgë të Klinikës së Kirurgjisë