Osmani në takim me Prattipatin: Theksova rëndësinë e pranisë së KFOR-it në Kosovë

Presidentja Vjosa Osmani, priti në takim të ngarkuarën me punë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati. Në takim u diskutua për vizitën e fundit të Presidentes në SHBA dhe takimet me zyrtarë të lartë të administratës amerikane, zhvillimet e fundit në vend, si dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për ftesën e Presidentit amerikan, Donald Trump, që Kosova të jetë shtet bashkëthemelues i Bordit të Paqes, si dhe për garancat e dhëna për paqen dhe stabilitetin në rajon. Ajo rikonfirmoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për angazhim dhe kontribut të vazhdueshëm në funksion të stabilitetit rajonal dhe ndërkombëtar.

Duke iu referuar takimit me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, Presidentja theksoi se diskutimet janë fokusuar në avancimin e partneritetit strategjik Kosovë–SHBA, me theks të veçantë në sigurinë rajonale, diplomacinë, ekonominë dhe mbrojtjen. Ajo ritheksoi rëndësinë e pranisë ushtarake amerikane dhe të aleatëve në kuadër të NATO-s si faktor kyç për stabilitetin, duke nënvizuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet objektiv strategjik për sigurimin e paqes afatgjatë.

Presidentja Osmani nënvizoi gjithashtu rëndësinë e vijimit të dialogut strategjik bilateral, duke theksuar se partneriteti me SHBA-të është interes jetik dhe ekzistencial për Republikën e Kosovës.

Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë në përmbylljen e proceseve kushtetuese dhe konsolidimin e plotë institucional, në funksion të forcimit të stabilitetit demokratik, zhvillimit të vendit dhe adresimit të nevojave të qytetarëve.

Sa i përket situatës në veri të vendit, Presidentja Osmani vuri në pah përmirësimet e dukshme në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit, të reflektuara në raportet e fundit të Policisë së Kosovës për vitin 2025. Sipas këtyre të dhënave, konfirmohet një situatë dukshëm më e qetë dhe më e sigurt për të gjithë qytetarët në atë pjesë të vendit.

Të tjera

Lajme Showbiz

Afrona ‘djeg’ Instagramin, shfaqet super joshëse

Afrona Dika ka shtuar prezencën e

Aktuale

Haziri sqaron kërkesën për “marrëveshje politike” për Presidentin

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në

Aktuale

Përleshje fizike në Breg të Diellit, një i lënduar

Sot rreth orës 21:00, Policia e