Në Prishtinë ka nisur Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, një ngjarje me përmasa globale që po zhvillohet nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Me mbi 150 folës nga më shumë se 45 shtete dhe mbi 30 panele diskutimi, forumi ka për qëllim thellimin e dialogut për rolin e grave në ndërtimin e paqes dhe sigurisë në botë.
Në fjalën e saj hapëse, presidentja Osmani theksoi rëndësinë e kujtesës historike dhe rolin jetik që gratë kanë luajtur dhe vijojnë të luajnë në ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme.
“Hapja e këtij forumi është një nga momentet më kuptimplota të këtij viti. Këtu në Kosovë, ne nuk flasim për paqen nga largësia ne flasim për paqen nga barra e kujtesës. Jo vetëm si një barrë për të mbajtur, por si një kujtim për të shpërndarë një porosi. Ne, në Kosovë, e kemi ditur gjithmonë se paqja nuk mund të mbijetojë pa lidershipin e grave. Dy dekada e gjysmë më vonë, unë vazhdoj të besoj se këto parime duhet të bëhen realitet”.
“Dy dekada më parë, fëmijët tanë ishin dëshmitarë të tmerrit. Në orët më të liga dhe më të errëta, ishin gratë e këtij vendi që na mbajtën gjallë. Ato nuk pranuan të shihen si viktima por si ndërtuese të paqes. Historitë e fëmijëve të Kosovës nuk janë thjesht rrëfime të zakonshme fëmijësh, por copa të gjalla nga plagët e luftës. Tingulli më i dhimbshëm nuk është gjithmonë vajtimi është heshtja. Tema e këtij viti është më shumë se një titull. Është një thirrje për të thyer ciklin e dhunës”, ka thënë Osmani.



Të tjera
Uncategorized
Wie Antiphonal Sein Bwin Cassinos Kunden Halten . Europäische Union Collect Bonus online casino buitenland www mojicaffe org
Starten loslegen auf Jackpota Glücksspielkasino schießen
Uncategorized
Bagside An Møde TTJL Gambling Casino Tilbage På Min Mobile Enhed Denmark Get Bonus Now Mrbet Casino Online
udskyd Spil og varm principal alternativ
Uncategorized
Handheld Players JOIN Races Without Issues On Any Platform. – British market Play & Claim Seven Casinos
The casino ‘s space-themed aesthetic make