Presidentja Vjosa Osmani ka mohuar pretendimet se ka mbajtur anën e partisë në pushtet në procesin e caktimit të datës së zgjedhjeve.
Ajo ka rikujtuar se në vitin 2021 kishte vendosur kundër propozimit të Albin Kurtit për shtyrjen e datës së zgjedhjeve lokale.
“Siç kanë thënë disa njerëz shumë para nesh, e shumë më të mençur se ne, nëse askush nuk të akuzon për asgjë, atëherë nuk ke qëndruar për asgjë. Në 2021 kur partia në pushtet që kishte më shumë se 50 për qind të votave dhe sisa të tjera të vogla që ishin në koalicion kërkonin që të shtyja datën e zgjedhjeve lokale, dhe kishim një opozitë shumë më të vogël që është sot, vendos a në favor të opozitës që mos të shtyhet data, pavarësisht se kisha të drejtën. Edhe pse e zgjodha datën e favorshme të opozitës prapë u akuzova se po konsultohem e po ja bëjë qefin Kurti. Ka dhjetëra raste përgjatë këtyre pesë viteve që jam presidente, dhe përkundër faktit që kam dalë me qëndrime të kundërta me Qeverinë, përsëri nuk iu ka rënë tamam, më kanë akuzuar. Por siç e shihni përkundër të gjitha këtyre akuzave, që do të vijën te unë, qëndrojë dhe do të qëndrojë edhe shumë gjatë duke mbrojtur interesin e qytetarëve, ata që akuzojnë pa lexua, analizuar e menduar gjatë. Është mirë të mendojnë se edhe pas këtyre zgjedhjeve sepse do të vijnë tek unë të kërkojnë mandatin. Dhe është mirë që gjuha e përdorur në politik të jetë brenda suazës së normale. I kuptojë qëndrimet e ndryshme të partive politike, pro detyra ime si presidente është të sigurohem të kemi një datë ku zgjedhjet mund ët organizohen”, tha Osmani.



Të tjera
Lajme
Koalicioni me LDK-në në Mitrovicë, Peci ‘godet’: Me 3% nuk punon as iPhone
Pas prishjes së koalicionit në Komunën
Aktuale
Alarmante: Mbi 3 mijë persona humbën jetën në aksidente nga vitit 2000
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së
Aktuale
A është prishur koalicioni me Faton Pecin? Flet Gëzim Plakolli i LDK-së
Koalicioni mes Lidhjes Demokratike të Kosovës