Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, tashmë ndodhet në Itali. Kjo shtatore, me iniciativën e shoqatës „Hora e Skënderbeut“ është dhuratë e mërgimtarëve shqiptarë për arbëreshët. Dhurata për arbëreshët bëhet në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre në ruajtjen e gjuhës, kulturës e traditës arbërore për më shumë se pesë shekuj. Po ashtu arbëreshët kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm gjatë luftës në Kosovë më 1998-1999, kur ata hapën dyert e zemrat për kosovarët, të cilët ishin të dëbuar dhunshëm nga forcat serbe, gjatë zbatimit të planit të gjenocidit.
Shoqata “Hora e Skënderbeut” falënderon Presidenten e Kosovës, zonjën Vjosa Osmani e cila ka marrë përsipër financimin e transportit, si dhe stafin e saj të cilët kanë kanë ndihmuar në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm, në mënyrë që shtatorja e Skënderbeut të niset drejt shtetit Italian.
Pas gati dy vite angazhim, shtatorja e Skënderbeut ndodhet në Itali dhe në bashkëpunim me kryetarin e bashkisë së Horës së Arbëreshevet z. Rosario Petta ne do të caktojmë datën kur ajo do të mbërrijë atje për tu vendosur përfundimisht në sheshin përballë bashkisë, e për tu përuruar më 30 gusht të këtij viti.
Sipas informacioneve tona, shumë bashkatdhetarë kanë shprehur dëshirën që të bëhen pjesë e kësaj feste madhështore.



Të tjera
Uncategorized
REL: Sharje për vota – programet mbeten në hije
Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”,
Uncategorized
Dogana zbulon barna të paligjshme në Prishtinë, sekuestron sasi të konsiderueshme
Zyrtarët doganorë, gjatë një kontrolli të
Uncategorized
Rukiqi godet pushtetin e Kurtit: Po blejnë energji elektrike që origjinën e ka në Serbi
Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, në