Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar sot 35-vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut, duke e cilësuar atë si një akt guximi, besimi dhe themel i shtetësisë së Kosovës.
Në një komunikatë për media, Osmani theksoi se Kushtetuta e Kaçanikut, e miratuar më 7 shtator 1990, shënon një nga momentet më të rëndësishme në historinë e re të vendit.
“Më 7 shtator 1990, delegatët e Kuvendit të Kosovës i dhanë jetë Kushtetutës së Kaçanikut, aktit më të lartë të guximit politik dhe besimit në lirinë dhe pavarësinë tonë. Kjo Kushtetutë ishte shkëndija që mbajti gjallë shpresën dhe qëndresën, si dhe themeli mbi të cilin u ngrit Republika e Kosovës”, ka thënë ajo.
Presidentja shtoi se ky akt nuk ishte vetëm një dokument juridik, por një premtim për lirinë e vendit:
“Ishte betim që Kosova do të jetë e lirë dhe e pavarur në mesin e kombeve të tjera të lira. Sot, përulemi me nderim para atyre që guxuan atëherë kur duhej të rrezikonin gjithçka dhe me krenari vazhdojmë rrugën që ata trasuan”.



Të tjera
Aktuale
Cakolli: Përbërja e KQZ-së reflekton numrin e Grupeve Parlamentare jo të deputetëve
Eugen Cakolli nga KDI ka thënë
Aktuale
Sulmet izraelite ndaj Libanit janë ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit, thotë presidenti iranian
Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, tha se
Aktuale
Abdixhiku: Kushtetuta është dokumenti themelor që vulosi shtetësinë e vendit tonë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,