Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Komisionerin Parlamentar të Forcave të Armatosura të Gjermanisë, Henning Otte.
Në takim, Presidentja ka theksuar mirënjohjen e thellë të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë dhe institucioneve të saj si, Bundestagu e Bundesëehri në ndërtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të procesit të tranzicionit dhjetëvjeçar.
“Presidentja Osmani me z. Otte, përveç tjerash, diskutuan edhe për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në mes dy institucioneve tona të komisionerëve parlamentar te forcave tona respektive, me shkëmbimin e përvojave profesionale, gjithnjë në funksion të forcimit të mekanizmave të llogaridhënies dhe transparencë si dhe avancimin e standardeve demokratike në forcat e armatosura respective”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Osmani ritheksoi se Gjermania ka qenë dhe mbetet partner strategjik i Kosovës në paqe, siguri, zhvillim e integrim në NATO dhe BE.
“Ajo rishprehu mirënjohjen e veçantë për të gjithë gratë e burrat ushtarakë të forcave të armatosura gjermane në KFOR e NALT që shërbyen e vazhdojnë të shërbejnë për paqen, sigurinë e stabilitetin e vendit tonë dhe rajonit në përgjithësi”.
“Në fund Presidentja Osmani tha se edhe me themelimin e institucionit të Komisionerit parlamentar të FSK-së, dëshmojmë se, rruga jonë drejt NATO-s është e bazuar në standard, përgjegjësi dhe vlera demokratike. FSK do të vazhdojë të zhvillohet e avancohet me përkushtim për të qenë shembull i një force mbrojtëse profesionale, etike, dhe të përgjegjshme plotësisht në zbatimin e misionit kushtetues dhe kompetencave ligjore të saj”, thuhet tutje në njoftimin e Presidencës.



Të tjera
Uncategorized
Wie Antiphonal Sein Bwin Cassinos Kunden Halten . Europäische Union Collect Bonus online casino buitenland www mojicaffe org
Starten loslegen auf Jackpota Glücksspielkasino schießen
Uncategorized
Bagside An Møde TTJL Gambling Casino Tilbage På Min Mobile Enhed Denmark Get Bonus Now Mrbet Casino Online
udskyd Spil og varm principal alternativ
Uncategorized
Handheld Players JOIN Races Without Issues On Any Platform. – British market Play & Claim Seven Casinos
The casino ‘s space-themed aesthetic make