Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë takuar dje në Presidencë, ka mësuar Gazeta Express.
Siç merret vesh, ky takim s’ka prodhuar ndonjë marrëveshje për çështjen e presidentit.
Osmani ka shprehur ambiciet e saj për të qëndruar edhe një mandat në krye të shtetit, por ende s’dihet nëse do ta sigurojë mbështetjen e nevojshme nga deputetët e Parlamentit.
Kurti për këtë çështje sot ka takuar sërish kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ky i fundit tha se LDK-ja nuk pranon emra që do të funksionin si “zgjatim i qeverisë”, duke shtuar se nuk kanë “qëndrim refuzues ndaj askujt, e aq më pak ndaj zonjës Osmani”.
Sipas afateve kushtetuese, zgjedhja e presidentit/es duhet të përfundojë më 4 mars në mënyrë që të evitohen zgjedhjet e reja.



Të tjera
Lajme
Ukë Rugova pyetet a ka votë për Presidenten Osmani: Shohim pas takimit
Djali i Ibrahim Rugovës, Uka Rugova
Aktuale
Çfarë zhvillime të reja pati mbrëmë që Kurti e Abdixhiku u takuan sërish sot për Presidentin?
Për herë të tretë, kryeministri Albin
Lajme
Pas takimit Kurti-Abdixhiku, mblidhet LDK-ja
Lidhja Demokratike e Kosovës është