Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka folur për incidentin e presidentes Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit.
Beqa vlerëson se pavarësisht nga kush përfaqësohet Kosova jashtë vendit, duhet ta njeh kodin diplomatik.
Sipas tij, pushteti aktual s’ka treguar përfaqësim dinjitoz as brenda Kosovës, por as në arenën ndërkombëtare.
Ai thotë se vendi po udhëhiqet nga një partner i koalicionit të papërgatitur për udhëheqje.
“Qeverisja aktuale duke përfshirë përfaqësimin e Kurtit, përfaqësimin diplomatik të presidentes, nuk kanë treguar ndonjë përgatitje për përfaqësim të shtetit në mënyrë dinjitoze as brenda vendit dhe as në arenën ndërkombëtare. Fatkeqësisht shteti udhëhiqet nga një partner i koalicionit i papërgatitur për ta udhëhequr vendin. Pa marrë parasysh se kush e përfaqëson Kosovën jashtë vendit duhet ta njeh kodin diplomatik për ta mbrojtur Republikën”, tha ai.



Të tjera
Aktuale
Trump kërcënon nëse Irani s’bën marrëveshje: Një civilizim i tërë do të vdesë sonte
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sapo
Aktuale
Kriza me derivate: Trepça ndan 400 mijë euro për blerje të naftës
Kosova është në mesin e vendeve
Aktuale
Mustafa: Figurën e Presidentit vështirë ta gdhendim si skulptor
Gjatë ditës së djeshme janë riaktivizuar