Pjesëtarët e policisë së Kosovës që përfundojnë karrierën në këtë institucion do të nderohen me një dhuratë simbolike, por me shumë domethënie, një orë dore
Policia e Kosovës ka nisur procedurat për furnizimin me rekuizita për ceremonitë e pensionimit të zyrtarëve policorë, përfshirë këtu edhe orët e dorës për femra dhe meshkuj.
Për këtë qëllim, Policia ka hapur një tender publik me vlerë të përgjithshme deri në 95 mijë euro, sipas dokumenteve të publikuara në platformën E-prokurimi
Në njoftimin për tender thuhet se operatorët ekonomikë të interesuar duhet të dorëzojnë mostra të orëve për të dy gjinitë, si dhe katalogë apo broshura me përshkrime të hollësishme teknike të produkteve që ofrojnë. Këto përshkrime duhet të përfshijnë specifikime të dizajnit, materialit dhe funksionalitetit të orës, në mënyrë që komisioni vlerësues të mund të bëjë një përzgjedhje të drejtë dhe të bazuar në cilësi.
Një tjetër kërkesë thelbësore e tenderit është ofrimi i një garancioni për produktin me kohëzgjatje prej 36 muajve./IndeksOnline/




Të tjera
Lajme
Koalicioni me LDK-në në Mitrovicë, Peci ‘godet’: Me 3% nuk punon as iPhone
Pas prishjes së koalicionit në Komunën
Aktuale
Alarmante: Mbi 3 mijë persona humbën jetën në aksidente nga vitit 2000
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së
Aktuale
A është prishur koalicioni me Faton Pecin? Flet Gëzim Plakolli i LDK-së
Koalicioni mes Lidhjes Demokratike të Kosovës