Prokuroria Speciale e Kosovës, ka njoftuar se është duke zhvilluar një operacion policor në Komunën e Zubin Potokut dhe të Zveçanit.
Në njoftim shtohet se hetuesit policorë janë duke e zbatuar një urdhër të Gjykatës, për të kryer bastisje në nëntë lokacione, nën dyshimin për kryerjen e disa veprave penale, shkruan Gazeta Express.
Tutje, bëhet e ditur se veprat penale për të cilat bëhet fjalë janë: Rrezikimin e personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to; Vrasje të Rëndë; dhe, Sulm ndaj personit zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Njoftimi:
Prishtinë, 19 Tetor 2025 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke zhvilluar një operacion policor në Komunën e Zubin Potokut dhe të Zveçanit.
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, janë duke e zbatuar një urdhër të Gjykatës, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, për të kryer bastisje në nëntë ( 9 ) lokacione, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale:
– Rrezikimin e personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to;
– Vrasje të Rëndë;
– Sulm ndaj personit zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Operacioni po mbështetet edhe nga njësi të tjera relevante të Policisë së Kosovës.
Prokuroria Speciale bashkë me Policinë e Kosovës është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale. Publiku do të njoftohet me detaje, pas përfundimit të operacionit.



Të tjera
Aktuale
BBC: Si po e fut lufta e Iranit Evropën në një tjetër krizë energjitike
Efektet anësore të konfliktit që tani
Lajme
Dogana e Kosovës asgjëson mallra të falsifikuara me markën tregtare “Ariel”
Në kuadër të zbatimit të kompetencave
Aktuale
ATK nis zbatimin e marrëveshjes Kosovë–Itali për eliminimin e tatimit të dyfishtë
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka