Një predhë e dyshuar e mbetur nga Lufta e Dytë Botërore është shpërthyer me kontroll nga njësitë e KFOR-it në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në lagjen “Teneqja” të fshatit Stagovë. Sipas autoriteteve, shpërthimi i kontrolluar u krye sot në orën 12:35 dhe përfundoi me sukses, pa ndonjë incident të raportuar.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për sigurinë e banorëve ishte vendosur një perimetër sigurie prej 1000 metrash përreth zonës së shpërthimit. “Operacioni ka përfunduar dhe deri në këto momente nuk raportohet për ndonjë incident apo rrezik për banorët”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Ngjarja ka shkaktuar reagime në rrjetet sociale, ku faqja lokale “S’je Kaçanikli, nëse” e ka ndarë momentin me një përshkrim tipik për stilin e saj:
“Ooo, shpiat nau kanë dridhë…”, duke e shoqëruar me pamje që dëshmojnë fuqinë e shpërthimit dhe reagimin e banorëve.
Banorët e zonës thanë se ndjenë një tronditje të fortë në shtëpitë e tyre dhe se operacioni ka shkaktuar emocion dhe kujtime të frikshme, veçanërisht për gjeneratat më të vjetra që ende i mbajnë mend historitë e konfliktit të dytë botëror.
Ngjarje të tilla janë të rralla, por jo të pazakonshme në rajonin e Kaçanikut dhe rrethinës, ku herë pas here raportohen objekte të dyshimta të mbetura nga luftërat e shekullit të kaluar.



Të tjera
Aktuale
KQZ vendos për rinumërimin e 16 kutive të votimit nga komuna të ndryshme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka
Showbiz
Vildane Zeneli “djeg” Instagramin me fotot e fundit nga pushimet
Modelja e njohur kosovare, Vildane Zeneli,
Showbiz
BBVK 4 po vjen së shpejti, publikohen pak pamjet brenda shtëpisë
Big Brother VIP Kosova 4 po