Organizata e Kombeve të Bashkuara ka përgënjeshtruar ashpër pretendimet dhe gënjeshtrat e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, si dhe të mediave pro-qeveritare në Serbi, të cilat gjatë javës së kaluar orkestruan një fushatë të tërë dezinformimi kundër pjesëmarrjes së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
Gjuriq doli me akuza të pabazuara, duke pretenduar se Osmani ishte “futur fshehurazi” në ndërtesën e OKB-së, duke përdorur kinse një leje hyrjeje të marrë nga një shtet tjetër.
Kjo gënjeshtër u shpërnda me tërbim nga mediat si Tanjug, RTS, Politika, Blic, Informer dhe Alo, të cilat i dhanë jehonë të madhe, duke e paraqitur si të vërtetë absolute dhe duke e mbështjellë me tituj senzacionalistë.
Por e vërteta nuk vonoi të dalë në dritë: vetë Organizata e Kombeve të Bashkuara e rrëzoi këtë mashtrim publik.
Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stéphane Dujarric, në një deklaratë për portalin serb ‘Raskrikavanje’, hodhi poshtë kategorikisht akuzat e Gjuriqit dhe të mediave serbe, duke sqaruar se delegacioni i Kosovës ka qenë plotësisht i akredituar dhe në përputhje të plotë me rregullat e OKB-së.
“Nuk pati asnjë problem me delegacionin e Kosovës, të gjithë kishin leje të vlefshme,” – tha në menyrë të prerë Dujarric. /Dukagjini



Të tjera
Lajme Showbiz
Asistentja ia ngrit fustanin Luana Vjollcës, i zbulohen pjesë intime
Luana Vjollca po vazhdon të shijojë
Aktuale
“Armëpushimi” e shtrenjton naftën, MINT i publikon çmimet tavan të derivateve për sot
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
Aktuale
Aksident i rëndë në Obiliq – 15-vjeçari përfundon në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë trafiku ka