Mot më i nxehtë do të mbajë ditën e shtunë në vend, kryesisht me diell. Pasdite përreth zonave malore zhvillohen vransira të pakta lokale, që më vonë mund të kalojnë në pjesë tjera. Nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rigë shiu viseve malore. Frynë erë e lehtë jugperëndimore 2-5m/s. Temperaturat minimale zbresin në 13C e 16C, e ato maksimale shkojnë deri në 31C e 33C.
Nxehtë e kryesisht me diell do të mbretëroj ditën e diel, me maksimale që shkojnë deri në 33C e 35C. Të hënën masat e ftohta ajrore zbresin përgjatë vendit tonë, që sjellin një destabilizim të kushteve meteorologjike, e priten rrebeshe shiu e bubullima. Lokalisht këto rrebeshe mund të jenë më intenzive. Temperaturat pësojnë një rënie të theksuar pranë 20C. Reshje lokale paraqiten ditën e martë, e të mërkurën më shumë diell. Temperaturat gradualisht shënojnë rritje deri në 24C e 27C. Minimalet luhaten ndërmjet 12 e 16C. Erëra mesatarisht të fuqishme nga veriu e verilindja frynë prej ditës së hënë, me hove deri në 12 e 13m/s.



Të tjera
Lajme Showbiz
Asistentja ia ngrit fustanin Luana Vjollcës, i zbulohen pjesë intime
Luana Vjollca po vazhdon të shijojë
Aktuale
“Armëpushimi” e shtrenjton naftën, MINT i publikon çmimet tavan të derivateve për sot
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
Aktuale
Aksident i rëndë në Obiliq – 15-vjeçari përfundon në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë trafiku ka