Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në ora 21:30 të mbrëmjes së djeshme është përmbyllur verifikimi e numërimi i votave në 21 Qendra Komunale të Numërimit.
“Hani i Elezit (e hënë), Junik, Mamushë, Zveçan (e martë), Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shtërpcë, Obiliq, Istog, Skenderaj (e mërkurë), Viti, Rahovec, Suharekë, Dragash, Kaçanik, Lipjan, Fushë Kosovë dhe Ferizaj (e enjte)”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.
Ai ka treguar se në Qendrat Komunale të Numërimit zhvillohen 3 aktivitete të rëndësishme: “Verifikimi i rezultateve nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave, verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale, dhe numërimi i votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvende Komunale”.
Në platformën e KQZ-së për rezultate vazhdueshëm po prezantohen rezultatet nga QKN-të, vendvotim pas vendvotimi.



Të tjera
Aktuale
Aksident i rëndë në Obiliq – 15-vjeçari përfundon në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë trafiku ka
Lajme
Rasti i rëndë në Deçan ku vdiq një punëtor, Policia: Po hetojmë rastin
Një rast i rëndë ka ndodhur
Lajme
Tahiri: Kalkulime elektorale, bllokada, refuzime, vonesa – era e zgjedhjeve po ndjehet qartë
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së,