Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se pas vendimit të Bankës Botërore edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka hequr Kosovën nga lista e shteteve në situata të brishta dhe të konfliktit.
BQK-ja ka shprehur mirënjohje ndaj FMN-së për këtë vendim
“Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) e ka hequr Kosovën nga lista e Shteteve në Situata të Brishtësisë dhe Konfliktit (FCS/FCV), pas Bankës Botërore (BB).”
“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) shpreh mirënjohjen e thellë ndaj FMN-së për këtë njohje të rëndësishme të progresit institucional dhe qëndrueshmërisë makro-financiare të Kosovës” – thuhet në njoftimin e BQK-së.
Kujtojmë se ditë më parë, Banka Botërore ka larguar Kosovën nga lista e vendeve në konflikt apo (FCS – Fragile and Conflict-Affected Situations), e njohur gjithashtu si Lista FCV.
Përfitimet kryesore nga largimi nga lista FCS:
Përmirësim i perceptimit ndërkombëtar për stabilitetin institucional dhe ekonomik të Kosovës;
Rritje e besimit të investitorëve dhe ulje e vlerësimeve për rrezik financiar;
Qasje më e favorshme në financim zhvillimor dhe kapital privat;
Komplementim i vlerësimit të parë të kredisë sovrane për Kosovën, që reflekton trendin pozitiv në qeverisje dhe ekonominë e vendit.
BQK ka theksuar se kjo arritje forcon besueshmërinë ndërkombëtare të Kosovës dhe përkrah përpjekjet e institucioneve për zhvillim të qëndrueshëm, përfshirje financiare dhe integrim evropian



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet