Ministria e Haxhit dhe Umres në Arabinë Saudite ka paralajmëruar masa të rrepta ndaj atyre që përpiqen të kryejnë Haxhin pa leje zyrtare.
Sipas njoftimit zyrtar, çdo person që kapet duke marrë pjesë në Haxh pa një leje të vlefshme apo me vizë turistike apo vizite, do të përballet me gjoba deri në 100,000 riyal saudit (rreth 26,000 dollarë apo 24,000 euro), si dhe rrezikon ndalimin e hyrjes në Mbretëri për 10 vjet.
Këto masa përfshijnë edhe ata që ndihmojnë pelegrinët pa leje, përmes transportit, akomodimit, ose fshehjes së tyre gjatë ditëve të Haxhit në Mekë dhe në vendet e shenjta.
“Dënimet rriten me numrin e shkeljeve. Shkelësit, përfshirë banorët dhe ata që tejkalojnë afatin e qëndrimit të kapur duke u përpjekur të kryejnë Haxhin ilegalisht, do të deportohen dhe do të ndalohen të hyjnë në Arabinë Saudite për 10 vjet”, thuhet në deklaratën e publikuar nga Ministria në rrjete sociale.
Haxhi i këtij viti pritet të nisë më 6 qershor dhe të zgjasë deri më 11 qershor. Autoritetet saudite kanë kërkuar që të gjithë besimtarët të sigurojnë dokumentacionin përkatës për të shmangur sanksionet.



Të tjera
Aktuale
Lladrovci kritikon Hamzën: S’mund ta barazoni shkakun dhe pasojën
Kryetari i Drenasit, Ramiz
Aktuale
Europarlamentari Reuten: T’i hiqen masat Kosovës, t’i procesohet aplikimi për anëtarësim në BE
Anëtari i Parlamentit Evropian, Thijs Reuten,
Aktuale
Paraburgim për B.K që iu kapën 120 kilogramë drogë në autobusin pa pasagjerë
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar