Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, është përfshirë në një incident me një qytetar derisa po jepte intervistë në sheshin e Prishtinës.
Portali Periskopi ka publikuar një version se si nisi ky konflikt, për të cilin Zemaj kërkoi falje publikisht.
Ngjarja ka ndodhur në momentin kur Zemaj po jepte një intervistë për një medium vendor, në qendër të kryeqytetit. Gjatë xhirimeve, një qytetar që po kalonte aty bashkë me familjen e tij e ka provokuar Zemajn me fjalë fyese.
Sipas burimeve të Periskopit, teksa Zemaj po jepte intervistë në sheshin e Prishtinës, qytetari në fjalë i ishte drejtuar Zemajt disa herë me fjalët:
“Po rreni, mos rrej, po rreni mos rrej”, reagimi i deputetit ka qenë i menjëhershëm duke iu kundërpërgjigjur me “Kush po rren?”.
Dhe duke e goditur qytetarin në fjalë me grusht.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë ekipi teknik i xhirimeve si dhe deputeti tjetër, Agim Bahtiri, i cili ndodhej aty afër në momentin e incidentit dhe ka ndihmuar në ndarjen e palëve.
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.



Të tjera
Lajme Opinione
“Kosova pa rrymë dhe pa ujë”, Hamiti: Kosova jo që nuk doli prej demagogjisë së Kurtit, por u rikurthua me votë
Anëtari i Kryesisë së LDK-së,
Aktuale
Rinumërimi i votave vazhdon, këto janë përditësimet e fundit të KQZ-së
Në Qendrën e Numërimit dhe
Lajme
Edhe Abdixhiku takon të dërguarin e BE-së: Bashkimi Evropian të vazhdojë angazhimin dhe mbështetjen për Kosovën
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku,